Pa kategori

Gruda kritikon partitë për lidhjen e ligjit me pozitat politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, kritikoi partitë politike se e kishin vënë ligjin për Dhomat e Specializuara në peshore me pozitat politike, ndërsa ai kishte pritur që pas 16 shtatorit…

Gruda kritikon partitë për lidhjen e ligjit me pozitat politike
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, kritikoi partitë politike se e kishin vënë ligjin për Dhomat e Specializuara në peshore me pozitat politike, ndërsa ai kishte pritur që pas 16 shtatorit ta trajtonin mbi interesat partiake.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ai tha se diskutimet për pozitat politike, zgjedhjet dhe zgjedhjen e presidentit nuk duhej të mbizotëronin ndaj kësaj çështjeje.

“Unë jam i befasuar me këtë mungesë të vetëdijes kombëtare. Ku u vu mandej ligji në peshore, me një pozicion politik”, deklaroi Gruda.

Ai ia atribuoi miratimin e ligjit qëndrimit të PDK-së dhe vendosmërisë së qytetarëve.

“Ligjin e ka kaluar qëndrimi i PDK-së dhe vendosmëria e qytetarëve”, tha ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top