Sindikata e artistëve i bashkohet protestës studentore para Kryeministrisë
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24 tetorit përpara Kryeministrisë, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe…

Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24 tetorit përpara Kryeministrisë, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët.
Në thirrjen publike, sindikata fton anëtarët e saj, artistët dhe punonjësit e kulturës e medias të marrin pjesë në tubim. Sipas saj, pjesëmarrja lidhet me përgjegjësinë qytetare për të ardhmen e vendit dhe me mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.
Protesta studentore hyn këtë të shtunë në ditën e 12-të. Për tubimin në Tiranë pritet të udhëtojnë edhe studentë nga qytetet e tjera, ndërsa bashkimi i grupeve studentore përpara Kryeministrisë është paralajmëruar për orën 14:00.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka bërë thirrje për dialog.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


