Pa kategori

Gruda: Kosova mund ta detyrojë Specialen ta zbatojë ligjin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shprehu bindjen se Kosova mund ta detyrojë Gjykatën Speciale t’i zbatojë ndryshimet në ligjin për të, ndonëse pret pengesa nga gjykata. Në postimin e tij,…

Gruda: Kosova mund ta detyrojë Specialen ta zbatojë ligjin
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shprehu bindjen se Kosova mund ta detyrojë Gjykatën Speciale t’i zbatojë ndryshimet në ligjin për të, ndonëse pret pengesa nga gjykata.

Në postimin e tij, Gruda tha se rruga për këtë do të jetë juridike dhe institucionale, por nuk paraqiti hapa konkretë për realizimin e saj.

“Ky ligj mund ta sjellë shtetin e Kosovës në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale. Nëse kjo ndodh, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm prapa ligjit të vet”, shkroi ai.

Gruda argumentoi se ndryshimet nuk shkelin Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Sipas interpretimit të tij, neni 162 dhe Amendamenti nr. 24 lejojnë që juridiksioni i Dhomave të Specializuara të përcaktohet përmes ligjit të veçantë.

Ai tha se Dhoma e Specializuar Kushtetuese në Hagë vazhdon të kontrollojë vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e institucioneve të Speciales, ndërsa kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjit, sipas nenit 23 të ndryshuar që ai citoi, i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë. Këto janë argumentet juridike të Grudës për mbrojtjen e ndryshimeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top