Pa kategori

Gjini premton opozitë të pakompromis pas zgjedhjes së presidentes

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se partia do të jetë opozitë e pakompromis dhe do të denoncojë shkeljet në çdo nivel të pushtetit, në një postim në Facebook…

Gjini premton opozitë të pakompromis pas zgjedhjes së presidentes
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se partia do të jetë opozitë e pakompromis dhe do të denoncojë shkeljet në çdo nivel të pushtetit, në një postim në Facebook pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.

“Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për secilën shkelje, në secilin institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti”, ka shkruar Gjini. Ai tha se Aleanca do të takojë dhe dëgjojë qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës.

Gjini e vlerësoi përmbylljen e konsolidimit institucional si fund të bllokadave politike dhe tha se përgjegjësia për qeverisjen tash u takon atyre që kanë marrë pushtetin.

Duke mbrojtur qëndrimin e partisë gjatë këtij procesi, ai tha se oferta e Aleancës kishte qenë pa kushte dhe kishte synuar shmangien e zgjedhjeve të tjera. “Nuk bëmë asnjë pazar dhe secilin premtim dhe qëndrim e mbajtëm deri në fund”, deklaroi ai.

Në të njëjtin postim, Gjini uroi Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente dhe i dëshiroi suksese.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top