GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme rrezikon të bëhet mjet politik nëse projektligji miratohet pa ndryshime, paralajmëroi Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), duke kërkuar adresimin…

Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme rrezikon të bëhet mjet politik nëse projektligji miratohet pa ndryshime, paralajmëroi Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), duke kërkuar adresimin e vërejtjeve para votimit në Kuvend.
Në konferencën për shtyp dhe komunikatën e saj, organizata vlerësoi se teksti aktual nuk i adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe komentet e shoqërisë civile. Leximi i dytë i projektligjit është në rend dite të enjten.
Një nga kundërshtimet lidhet me pavarësinë e Byrosë. Sipas GLPS-së, emërimi i drejtorit dhe tre anëtarëve me shumicë të thjeshtë, bashkë me kërkesën për vetëm pesë vjet përvojë pune, krijon rrezik për ndikim politik.
Organizata kundërshton edhe shtrirjen e verifikimit te pasuritë dhe personat zyrtarë që nga 17 shkurti 2008. Sipas interpretimit të saj të gjetjeve të Kushtetueses, periudha nuk duhet të tejkalojë dhjetë vjet, për shkak të vështirësive në sigurimin e provave.
GLPS ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë juridike, barazinë e palëve dhe kohën e pamjaftueshme për shqyrtimin e amendamenteve. Ajo i kërkoi Kuvendit të mos e procedojë votimin pa i trajtuar këto çështje.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


