Gjykata u ndalon 10 të arrestuarve afrimin pranë institucioneve
Gjykata e Tiranës ka vendosur që 10 prej personave të arrestuar gjatë protestave të mos afrohen brenda 500 metrave nga institucionet publike dhe të mos qëndrojnë në sheshe apo mjedise…

Gjykata e Tiranës ka vendosur që 10 prej personave të arrestuar gjatë protestave të mos afrohen brenda 500 metrave nga institucionet publike dhe të mos qëndrojnë në sheshe apo mjedise ku zhvillohen tubime ose manifestime pa autorizimin e Gjykatës.
Sipas vendimit të shpallur më 17 tetor, janë caktuar masa sigurie për gjithsej 51 persona: 11 në arrest në burg, pesë në arrest në shtëpi dhe 25 me detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Për 10 personat me kufizime të lëvizjes është caktuar masa e ndalimit dhe detyrimit të qëndrimit në një vend të caktuar.
Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të 40 personave, nëse nuk mbahen të arrestuar, të ndaluar apo të izoluar për ndonjë çështje tjetër penale. Në këtë numër përfshihen edhe pesë personat ndaj të cilëve është caktuar arresti në shtëpi.
Çështjet lidhen me përplasjet gjatë protestave kundër qeverisë në Tiranë. Dyshimet ndaj personave të lënë në arrest në burg përfshijnë, sipas rastit, shkatërrimin e pronës, kundërshtimin e policisë, pengimin e qarkullimit dhe vepra të tjera. Masat e sigurisë nuk përbëjnë vendim për fajësinë e tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


