Pa kategori

Mirena largohet nga LDK-ja për qëndrimin ndaj krerëve të UÇK-së

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Labinot Mirena, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha strukturat e LDK-së. Ai e lidh largimin me mospajtimin ndaj qëndrimit të partisë për…

Mirena largohet nga LDK-ja për qëndrimin ndaj krerëve të UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Labinot Mirena, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha strukturat e LDK-së. Ai e lidh largimin me mospajtimin ndaj qëndrimit të partisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe thotë se mandatin do ta vazhdojë si asambleist i pavarur.

“Nuk e pranoj dhe nuk pajtohem me qëndrimin e LDK’së ndaj krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike apo partiake, por çështje parimesh dhe bindjesh personale, mbi të cilat nuk mund të bëj kompromis”, ka deklaruar Mirena.

Sipas tij, qëndrimi i LDK-së bie ndesh me vlerat dhe bindjet që përfaqëson. Mirena thotë se këto dallime thelbësore e bëjnë të pamundur vazhdimin e angazhimit të tij në parti.

Ai ka deklaruar se do të vazhdojë përfaqësimin e qytetarëve të Obiliqit në Kuvendin Komunal si i pavarur.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top