Pa kategori

Gjuriqi dhe ambasadorët serbë në kallëzime për të drejtat zgjedhore

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi ka hapur lëndë pas kallëzimeve penale ndaj ministrit të Jashtëm, Marko Gjuriq, disa ambasadorëve dhe dy zyrtarëve të ministrisë, lidhur me dyshime…

Gjuriqi dhe ambasadorët serbë në kallëzime për të drejtat zgjedhore
Dëgjo artikullin 2 min

Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi ka hapur lëndë pas kallëzimeve penale ndaj ministrit të Jashtëm, Marko Gjuriq, disa ambasadorëve dhe dy zyrtarëve të ministrisë, lidhur me dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe shkelje të të drejtave zgjedhore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, prokurori përgjegjës i ka kërkuar Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar të mbledhë urgjentisht informacione dhe të kryejë verifikime. Kërkesa për informacione u janë drejtuar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.

Fillimisht, lëndët janë hapur pas dy kallëzimeve ndaj ambasadorit në Sllovaki, Aleksandar Nakiq, dhe ambasadorit në SHBA, Dragan Shutanovac. Më 20 tetor janë kërkuar informacione për vazhdimin e procedurave paraprake hetimore. Më pas janë dorëzuar edhe 13 kallëzime, përfshirë ndaj ambasadorëve të përmendur më parë.

Gjuriqi dhe zyrtari Vesko Radoviq përmenden në kallëzime për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe shkelje të së drejtës së votës. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Dushan Kozarev, përmendet për dyshime për keqpërdorim të detyrës.

Hapja e lëndëve dhe kërkesat për verifikime nuk përbëjnë konstatim fajësie.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top