Pa kategori

Gjakova kërkon mbi 14 milionë euro nga Qeveria: Për çfarë?

Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro kompensim nga Qeveria e Kosovës për dëmin që pretendon se i kanë shkaktuar detyrimet nga kontratat kolektive në arsim, sipas përfaqësueses së…

Gjakova kërkon mbi 14 milionë euro nga Qeveria: Për çfarë?
Dëgjo artikullin 2 min

Komuna e Gjakovës kërkon mbi 14 milionë euro kompensim nga Qeveria e Kosovës për dëmin që pretendon se i kanë shkaktuar detyrimet nga kontratat kolektive në arsim, sipas përfaqësueses së saj ligjore, Vjollca Shyti.

Në seancën e parë përgatitore në Gjykatën Komerciale, Shyti tha se kontratat e viteve 2017 dhe 2021 ua kanë bartur komunave detyrimet financiare pa ua siguruar financimin e nevojshëm. Ajo kërkoi caktimin e një eksperti financiar për të përcaktuar veçmas shpenzimet që komuna ia atribuon zbatimit të tyre.

Kërkesëpadia fillestare kishte vlerën 12 milionë e 511 mijë e 104 euro e 60 centë, ndërsa kërkesa aktuale tejkalon 14 milionë euro. Sipas Shytit, kompensimi i kërkuar përfshin periudhën nga lidhja e kontratës së vitit 2017 deri në vitin 2026.

Komuna pretendon se pagesat përmes përmbarimit kanë prekur edhe fondet për investime kapitale, mallra dhe shërbime, duke ndikuar në projektet komunale. Kontratat përfshijnë përfitime për punonjësit e arsimit, si shujtat, pagat jubilare dhe kompensimi i udhëtimit.

Gjyqtari Durim Osmani bëri të ditur se, para shqyrtimit të kërkesës për ekspertizë, do të rivlerësojë nëse Gjykata Komerciale është kompetente dhe nëse kontesti është civil apo administrativ. Seanca u zhvillua pa praninë e palës së paditur; nuk është marrë vendim për kompensimin.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top