Peternel: Pavarësia e Kosovës duhet të pranohet
Deputeti kroat Igor Peternel tha se pavarësia e Kosovës duhet të pranohet dhe se Kroacia duhet t’u përgjigjet qartë provokimeve që, sipas tij, vijnë nga Beogradi. “Kosova është shtet sovran…

Deputeti kroat Igor Peternel tha se pavarësia e Kosovës duhet të pranohet dhe se Kroacia duhet t’u përgjigjet qartë provokimeve që, sipas tij, vijnë nga Beogradi.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, deklaroi nënkryetari i partisë Dom i nacionalno okupljanje (DOMiNO).
Peternel kritikoi edhe rivalitetin mes aktorëve politikë në Serbi, të cilin e përshkroi si përplasje mes rrymave nacionaliste.
“Në Serbi ekziston çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh – të gjithë atje janë njësoj!”, tha ai.
Në qëndrimin e tij për raportet rajonale, deputeti kërkoi që Zagrebi të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


