Gërvalla vendos vetingun mes prioriteteve për katër vitet e ardhshme
Vetingu në drejtësi, funksionalizimi i plotë i Byrosë për pasurinë e pajustifikueshme dhe zbatimi i pakos së ligjeve për reformën në drejtësi janë ndër punët që Donika Gërvalla tha se…

Vetingu në drejtësi, funksionalizimi i plotë i Byrosë për pasurinë e pajustifikueshme dhe zbatimi i pakos së ligjeve për reformën në drejtësi janë ndër punët që Donika Gërvalla tha se i presin institucionet gjatë katër viteve të ardhshme.
Në postimin e saj në Facebook pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e cilësoi vetingun të domosdoshëm për rikthimin e besimit të qytetarëve.
“Katër vjet për të realizuar jo vetëm premtimet tona elektorale, por për të përmbyllur reformat e domosdoshme”, shkroi Gërvalla.
Ajo tha se institucionet i pret funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sipas saj, zbatimi i pakos së ligjeve të reformës në drejtësi do ta transformojë rrënjësisht gjyqësorin në Kosovë.
Gërvalla e uroi Shiroka-Pulën për zgjedhjen, duke e përshkruar si grua me integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


