Gashi për LDK-në: “Pa vija të kuqe të përhershme”
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se partia duhet ta përcaktojë qartë rrugën e saj, pa vija të kuqe të përhershme, por me parime të qarta, pas bashkëpunimit mes LVV-së…

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se partia duhet ta përcaktojë qartë rrugën e saj, pa vija të kuqe të përhershme, por me parime të qarta, pas bashkëpunimit mes LVV-së dhe PDK-së për zgjedhjen e presidentes së re.
“Pa vija të kuqe të përhershme, por me parime të qarta. Të kaluarën nuk e harrojmë, por të ardhmen nuk duhet ta mbajmë peng të saj”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, bashkëpunimi i fundit formal mes dy partive duhet t’i japë fund demonizimit të kundërshtarëve për bashkëpunimet politike. Ai theksoi se rëndësi kanë qëllimi i bashkëpunimit dhe rezultatet për vendin.
“Tash është koha që qeverisja të matet me rezultate, e jo me arsyetime dhe fajësime të së kaluarës. Qytetarët presin zhvillim, siguri dhe shpresë për të ardhmen”, tha ai.
Gashi shprehu bindjen se ky zhvillim shënon fundin e një tranzicioni dhe fillimin e një cikli të ri politik në Kosovë, duke shtuar se muajt në vijim do ta dëshmojnë këtë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


