Pa kategori

Maqedonci: Përgjegjësia në luftë duhet të mbetet te njerëzit

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se njerëzit duhet ta mbajnë përgjegjësinë përfundimtare edhe kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake, sipas postimit të tij në Facebook për…

Maqedonci: Përgjegjësia në luftë duhet të mbetet te njerëzit
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se njerëzit duhet ta mbajnë përgjegjësinë përfundimtare edhe kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake, sipas postimit të tij në Facebook për pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Varshavë.

“Theksova se, edhe kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake, vendimmarrja duhet ta ruajë dimensionin njerëzor dhe përgjegjësinë përfundimtare duhet ta mbajnë njerëzit”, ka deklaruar ministri.

Maqedonci ishte folës në panelin “The Battle for Democracy in the AI Age”. Ai bëri të ditur se trajtoi mundësitë që inteligjenca artificiale sjell në mbrojtje, si dhe rreziqet afatgjata nga zhvillimi i shpejtë i teknologjive ushtarake.

Sipas tij, diskutimi përfshiu edhe ndikimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrjen politike dhe në shoqëri, si dhe sfidat që këto zhvillime paraqesin për demokracinë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top