Pa kategori

Gashi kritikon LDK-në: Nga refuzimi i Kurtit te bashkëqeverisja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ndryshimet e qëndrimeve të partisë së tij ndaj Albin Kurtit gjatë 18 muajve të fundit. Në postimin e tij, ai tha se kalimi…

Gashi kritikon LDK-në: Nga refuzimi i Kurtit te bashkëqeverisja
Dëgjo artikullin 2 min

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ndryshimet e qëndrimeve të partisë së tij ndaj Albin Kurtit gjatë 18 muajve të fundit. Në postimin e tij, ai tha se kalimi nga refuzimi i bisedimeve te kërkesa për bashkëqeverisje dhe ideja për zgjedhjen e përbashkët të presidentit ua vështirëson votuesve të kuptojnë drejtimin e LDK-së.

“Votuesi nuk ka faj. Nuk e ka të lehtë ta kuptojë se për çka qëndron LDK-ja, kur për 18 muaj kaluam nga ‘me Kurtin nuk bisedojmë’, te ‘duam zgjedhje’, pastaj ‘duam bashkëqeverisje’, e tani te ‘hajde ta bëjmë bashkë Presidentin’”, ka shkruar Gashi.

Ai e vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e kësaj qasjeje, duke pyetur: “Ku janë parimet? Ku është konsistenca? Ku është drejtimi? Ku është ideali?”

Gashi akuzoi gjithashtu eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje se po përpiqen t’ua ngarkojnë fajin gjashtë deputetëve të LDK-së për dështimin e asaj që ai e cilësoi si përpjekje për nënshtrimin e partisë dhe të Kosovës. “LDK-ja nuk nënshtrohet dhe nuk shantazhohet. Kot e keni”, shkroi ai.

Deputeti bëri thirrje që LDK-ja t’u rikthehet parimeve dhe identitetit të saj politik. Sipas tij, Kosovës i duhet një LDK me politika, programe dhe vizion zhvillimi, që bashkëpunon duke ruajtur identitetin dhe parimet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top