Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës
Gani Geci ka propozuar që deputeti Anton Quni të jetë kandidat për president të Kosovës.

Veprimtari i LDK-së, Gani Geci, ka propozuar që deputeti Anton Quni të jetë kandidat për president të Kosovës.
Geci reagoi pas deklarimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për këtë post.
Ai tha se, në rrethanat e krijuara brenda Grupit Parlamentar të LDK-së, kandidatura e Qunit do të ishte në interes të vendit.
Geci shprehu bindjen se edhe deputetët e AAK-së do të qëndronin në sallë dhe do ta mbështesnin një kandidaturë të tillë.
Sipas tij, ish-ministrat e Qeverisë Hoti mund ta kenë të vështirë ta votojnë një kandidat që kishte mbështetur rrëzimin e asaj qeverie.
Geci pretendoi se Anton Quni është kandidati që mund ta shmangë dërgimin e Kosovës në zgjedhje të reja.