Pa kategori

Haxhiu te Gashi, mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe iniciativa shumëpalëshe e rajonale, gjatë takimit me homologun Afrim Gashi.…

Haxhiu te Gashi, mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe iniciativa shumëpalëshe e rajonale, gjatë takimit me homologun Afrim Gashi.

Sipas njoftimit për takimin, Haxhiu theksoi se kjo është vizita e saj e parë zyrtare jashtë vendit si kryetare e Kuvendit. Ajo e cilësoi këtë si dëshmi të rëndësisë së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u angazhua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar.

Gashi vlerësoi dinamikën e bashkëpunimit mes dy kuvendeve dhe kërkoi vazhdimin e dialogut e të koordinimit për çështjet rajonale.

Për integrimin evropian, bashkëbiseduesit theksuan se përshpejtimi i procesit duhet të mbështetet në merita, përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e reformave.

Të dy u shprehën gjithashtu për nxitjen e kontakteve mes qytetarëve, të rinjve, komuniteteve akademike dhe bizneseve, duke i vlerësuar si bazë për partneritet afatgjatë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top