FSK-ja me palën turke: Në fokus trajnimi në Turqi
Mundësitë për shkollim dhe trajnim në Turqi u theksuan si të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve të personelit të FSK-së gjatë takimit të komandantit të Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet…

Mundësitë për shkollim dhe trajnim në Turqi u theksuan si të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve të personelit të FSK-së gjatë takimit të komandantit të Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, me gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, sipas komunikatës së FSK-së.
Lladrovci e priti komandantin e Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare dhe delegacionin e tij në një vizitë zyrtare në Komandën e Forcave Tokësore. Biseda u përqendrua në proceset e zhvillimit të FSK-së, veçanërisht në avancimin e kapaciteteve të kësaj komande.
Sipas njoftimit, pala turke ndau përvojat e Forcave të Armatosura të Turqisë në zhvillimin profesional dhe përgatitjen e personelit. Të dyja palët shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


