Flamuri i UÇK-së shfaqet në dritaren e ambasadës në Hagë
Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në një dritare të Ambasadës së Kosovës në Hagë. Në fotografinë e publikuar më 15 shtator, ai shihet pranë hyrjes së ndërtesës,…

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në një dritare të Ambasadës së Kosovës në Hagë. Në fotografinë e publikuar më 15 shtator, ai shihet pranë hyrjes së ndërtesës, ku ndodhet edhe stema e Kosovës.
Pamja vjen në prag të aktgjykimit që pritet më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Në të njëjtën kohë, platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar zhvendosjen e aktiviteteve të saj nga Kosova në Hagë, ku parashihet edhe organizimi i “Natës së Pritjes” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Nuk është bërë i ditur në materialin e publikuar se kush e ka vendosur flamurin dhe nuk jepet ndonjë deklaratë zyrtare e ambasadës për këtë veprim.
DPT — Drita për të vërtetën


