Fico i premton Vuçiqit mbështetje për Kosovën në tubimin zgjedhor
Kryeministri sllovak Robert Fico i premtoi Aleksandar Vuçiqit se nuk do ta zhgënjejë për Kosovën, gjatë një tubimi parazgjedhor të premten në Novi Sad, duke përsëritur qëndrimin e Sllovakisë kundër…

Kryeministri sllovak Robert Fico i premtoi Aleksandar Vuçiqit se nuk do ta zhgënjejë për Kosovën, gjatë një tubimi parazgjedhor të premten në Novi Sad, duke përsëritur qëndrimin e Sllovakisë kundër pavarësisë së Kosovës.
“Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë”, deklaroi Fico.
Në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, në Sheshin e Lirisë, Fico mbajti fjalimin në gjuhën serbe. Ai tha se mbështet Vuçiqin për atë që e cilësoi si mbrojtje të sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së saj për të marrë vendime të pavarura.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


