Hoxha paralajmëron rrezikun pas fjalëve të Daçiqit për Prizrenin
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, paralajmëroi se deklaratat e Ivica Daçiqit për Prizrenin mund t’u japin zemër personave të gatshëm t’i kthejnë fjalët në veprime, duke iu referuar…

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, paralajmëroi se deklaratat e Ivica Daçiqit për Prizrenin mund t’u japin zemër personave të gatshëm t’i kthejnë fjalët në veprime, duke iu referuar sulmit në Banjskë si shembull të këtij rreziku.
“Një gjuhë e tillë nxitëse mund të shpërfillej si retorikë politike, po të mos ekzistonte rreziku shumë real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në përputhje me të”, ka shkruar Hoxha.
Sipas tij, llogaridhënia e plotë për sulmin në Banjskë ende mungon. Ai theksoi se Shqipëria mbështet dialogun, bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, por se bashkëpunimi nuk mund të jetë i qëndrueshëm kur mohohen realitetet ose përdoret retorikë kërcënuese për përfitime politike.
“Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë”, deklaroi Hoxha.
Kryediplomati shqiptar shtoi se e ardhmja e Kosovës duhet të karakterizohet nga paqja, siguria dhe integrimi evropian dhe se ajo është shtëpi për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht përkatësisë etnike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


