Pa kategori

Fejza i kërkon Ramës t’i dëgjojë studentët

Shkurte Fejza i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe të gjejë një zgjidhje përmes mirëkuptimit, duke theksuar se të rinjtë nuk duhet të shihen…

Fejza i kërkon Ramës t’i dëgjojë studentët
Dëgjo artikullin 1 min

Shkurte Fejza i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe të gjejë një zgjidhje përmes mirëkuptimit, duke theksuar se të rinjtë nuk duhet të shihen si kundërshtarë.

Në një postim publik për protestat studentore në Shqipëri, këngëtarja ka kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme, që t’u japë shpresë studentëve dhe qetësi familjeve të tyre. Ajo ka theksuar se pas çdo studenti që kërkon zgjidhje qëndron një familje me shpresa dhe sakrifica.

“Ndërkohë, madhështia e udhëheqjes nuk qëndron vetëm në vendimet që merren, por edhe në gatishmërinë për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të gjetur dorën e pajtimit”, ka shkruar Fejza.

Sipas saj, zgjidhja duhet të ndërtojë besim mes institucioneve dhe qytetarëve, duke shmangur thellimin e ndarjeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top