Faton Peci i drejtohet LDK-së
Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe angazhim të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas tij, kanë mbetur vetëm edhe 24…

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe angazhim të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas tij, kanë mbetur vetëm edhe 24 orë për ta përmbyllur këtë proces.
Në një reagim publik, Peci ka kërkuar marrëveshje politike, duke theksuar se zgjedhja e kreut të shtetit do t’i kompletonte institucionet dhe do të krijonte stabilitet në një periudhë që e cilëson sfiduese.
Ai e ka lidhur nevojën për stabilitet institucional edhe me procesin gjyqësor në Hagë.
“E vetëm me stabilitet institucional do të jemi të gatshëm të përballemi me sfidat që na presin, edhe me ato që lidhen me procesin e drejtësisë e të shkallës së Apelit në Hagë”, ka shkruar Peci.
Kreu i Guxo ka kërkuar që partitë të punojnë së bashku për tejkalimin e situatës, duke e paraqitur kompromisin si angazhim për vendin.
“Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja. Për Kosovën ia vlen gjithçka”, ka përfunduar ai.