Politikë

EKSKLUZIVE | Albin Kurti ikën në Amerikë në prag të verdiktit të Hagës?

EKSKLUZIVE | Albin Kurti ikën në Amerikë në prag të verdiktit të Hagës? DPT.al ka siguruar ekskluzivisht një ftesë, sipas së cilës kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Shteteve…

EKSKLUZIVE | Albin Kurti ikën në Amerikë në prag të verdiktit të Hagës?
Dëgjo artikullin 1 min

EKSKLUZIVE | Albin Kurti ikën në Amerikë në prag të verdiktit të Hagës?

DPT.al ka siguruar ekskluzivisht një ftesë, sipas së cilës kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pikërisht në prag të shpalljes së verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Udhëtimi i mundshëm vjen në një prej momenteve më të ndjeshme për Kosovën: në pritje të vendimit të Dhomave të Specializuara dhe në një kohë kur vazhdojnë shqetësimet për situatën e sigurisë dhe lëvizjet e Serbisë pranë kufirit.

Kurtin duket se nuk po e ndal as verdikti i Hagës dhe as tensionet me Serbinë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit nëse Kurti do ta realizojë këtë udhëtim dhe në cilën datë do të niset.

Mbetet të shihet nëse kryeministri do të udhëtojë drejt Amerikës apo do të qëndrojë në Kosovë, pranë qytetarëve, në këtë periudhë të rëndë dhe historike për vendin.

DPT.al do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Ftesa për takimin me Albin Kurtin në Bronx më 19 shtator 2026
Ftesa e plotë. Klikoni mbi fotografi për madhësinë origjinale.
Scroll To Top