Dy vende në Kushtetuese, komisioni hap garën për kandidatët
Thirrja publike për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të hapet nesër dhe aplikimet do të pranohen deri më 2 nëntor 2026, sipas kryetarit të komisionit…

Thirrja publike për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të hapet nesër dhe aplikimet do të pranohen deri më 2 nëntor 2026, sipas kryetarit të komisionit të posaçëm, Vigan Qorrolli.
Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve vendosi në mbledhjen e parë të nisë procedurën për plotësimin e dy vendeve vakante të mbetura nga legjislatura e kaluar. Qorrolli tha se thirrja do të qëndrojë e hapur për 20 ditë.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë mund të propozojnë kandidatë, ndërsa individët që plotësojnë kushtet ligjore mund të vetëpropozohen.
Pas mbylljes së afatit, komisioni do të shqyrtojë kandidaturat dhe do të zhvillojë intervistat. Kandidatët që vlerësohen të emërueshëm do t’i propozohen Kuvendit për miratim në seancë plenare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


