Due kritikon Policinë për informacionet gjatë protestave për Specialen
Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, e cilësoi të pamjaftueshme ndarjen e informatave nga Policia e Kosovës me Kombet e Bashkuara gjatë 21 ditëve të protestave pas aktgjykimit të Speciales, ndërsa…

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, e cilësoi të pamjaftueshme ndarjen e informatave nga Policia e Kosovës me Kombet e Bashkuara gjatë 21 ditëve të protestave pas aktgjykimit të Speciales, ndërsa e vlerësoi sjelljen e policisë si paqësore dhe adekuate.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Due tha se mangësitë në koordinim nuk kishin prekur në të njëjtën mënyrë bashkëpunimin me vendet partnere. Ai bëri të ditur se këto shqetësime i kishte ngritur në Prishtinë dhe me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, shumica e demonstratave mbetën paqësore.
Due ritheksoi edhe shqetësimin e Bashkimit Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai kërkoi respektimin e integritetit dhe pavarësisë së procedurave gjyqësore, duke theksuar se çdo veprim legjislativ duhet të përputhet me detyrimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës. Gjithashtu, kujtoi të drejtën e të pandehurve për apel.
Në të njëjtën mbledhje, shefi i UNMIK-ut kërkoi bashkëpunim të plotë nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë për të siguruar përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


