Pa kategori

Dhomat e Specializuara tregojnë pse refuzojnë tryezën e Qelajt

Dhomat e Specializuara refuzuan pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, duke argumentuar se kompetenca për mbrojtjen e të drejtave të personave që ndërveprojnë…

Dhomat e Specializuara tregojnë pse refuzojnë tryezën e Qelajt
Dëgjo artikullin 1 min

Dhomat e Specializuara refuzuan pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, duke argumentuar se kompetenca për mbrojtjen e të drejtave të personave që ndërveprojnë me këtë institucion dhe Prokurorinë e Specializuar i takon ekskluzivisht Avokatit të Popullit të Dhomave, Pietro Spera.

Në komunikatën e tyre, Dhomat iu referuan nenit 162, paragrafit 11, të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 34, paragrafit 9, të ligjit përkatës. Institucioni e cilësoi pjesëmarrjen në tryezë të papërshtatshme dhe tha se qëndrimin për mungesën e kompetencës së Qelajt në raport me Dhomat ia kishte komunikuar edhe më herët.

Tryeza lidhet me konstatimet dhe rekomandimet e Qelajt për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në përgjigjen e tyre, Dhomat përmendën edhe mbikëqyrjen e objektit të paraburgimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe mjetet juridike në dispozicion të palëve për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top