Hamza, Kurtit: Në zgjedhje me programe, pa polarizim
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nëse Kosova shkon në zgjedhje, partitë duhet të konkurrojnë me programe dhe ekipe të mira, duke kundërshtuar paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nëse Kosova shkon në zgjedhje, partitë duhet të konkurrojnë me programe dhe ekipe të mira, duke kundërshtuar paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për një fushatë të ashpër.
Në deklaratën para mediave, Hamza mbrojti një garë me kulturë demokratike dhe kundërshtoi përplasjet mes partive.
“Nuk du me pa përplasje të panevojshme dhe polarizim ekstrem të skenës politike në Kosovë”, tha ai.
Hamza gjithashtu tha se PDK-ja gjatë këtij procesi ka qenë e përkushtuar për t’i dhënë vendit zgjidhje, për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe për bisedime serioze rreth zgjedhjes së presidentit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


