Pa kategori

Demolli: Varrezat e grave janë të mbushura me premtime

Aktivistja Luljeta Demolli kërkoi garanci nga shteti për sigurinë e grave, duke thënë se premtimet dhe përgjigjet formale të institucioneve nuk mjaftojnë më pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në ditën…

Demolli: Varrezat e grave janë të mbushura me premtime
Dëgjo artikullin 1 min

Aktivistja Luljeta Demolli kërkoi garanci nga shteti për sigurinë e grave, duke thënë se premtimet dhe përgjigjet formale të institucioneve nuk mjaftojnë më pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në ditën e pestë të protestave në Prishtinë, Demolli kritikoi atë që e cilësoi si papërgjegjësi institucionale në mbrojtjen e grave.

“Ne duam përgjigje. Duam pozicionime, e duam garanci që ky shtet do t’i trajtojë jetët tona seriozisht”, tha ajo.

“Varrezat e grave janë të mbushura me premtime që janë ofruar përgjatë viteve me fjalë të kota, me konferenca, me papërgjegjësi kriminale e dembelizëm institucional dhe me simbolika”, deklaroi Demolli.

Ajo tha se rasti i Zekajt tregon, sipas saj, një zinxhir dhune dhe shpërfilljeje që nis në familje dhe shtrihet deri tek institucionet më të larta shtetërore.

Marshi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt Qeverisë. Protestuesit kërkuan drejtësi për Zekajn dhe dorëheqjen e ministrave Xhelal Sveçla e Donika Gërvalla. Gjatë tubimit u lexua edhe letra që Zekaj ia kishte dërguar kryeprokurores para vrasjes.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top