Delegacioni parlamentar i NATO-s në Kosovë, kë do të takojë?
Delegacioni i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, komisionet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, sipas agjendës së publikuar për…

Delegacioni i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, komisionet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, sipas agjendës së publikuar për vizitën në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.
Takimet në Kuvend janë paraparë për të mërkurën, më 28 tetor. Takimi me Haxhiun është planifikuar në orën 09:05, ndërsa në orën 10:00 delegacioni do të takohet me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian.
Në orën 11:00 është paraparë takimi me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend. Sipas njoftimit, mediat do të mund të marrin pamje nga takimet e përfshira në agjendë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


