Daut Haradinaj: Për Specialen u bë pazar i ulët
Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, e cilësoi negocimin për projektligjin për Specialen si çështje kombëtare që nuk duhej të lidhej me zgjedhjen e presidentes, duke deklaruar në Rubikon:…

Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, e cilësoi negocimin për projektligjin për Specialen si çështje kombëtare që nuk duhej të lidhej me zgjedhjen e presidentes, duke deklaruar në Rubikon: “U bë pazar i ulët”.
Ai tha se protesta kishte për qëllim kundërshtimin e dënimit të krerëve të UÇK-së dhe jo mbështetjen e një subjekti politik apo zgjedhjen e presidentes.
“Ne nuk kemi dalë për president, por kundër dënimit të krerëve të UÇK-së. Unë nuk jam PDK, kam qenë qytetar i pakënaqur me atë vendim. S’kemi dalë me përkrahë kauzën e një subjekti politik”, tha Haradinaj.
Duke kritikuar Hamzën, Haradinaj pretendoi se veprimet nuk përputheshin me deklarimet dhe kundërshtoi ndaljen e protestës. Ai tha gjithashtu se Kurti, Abdixhiku, Gjini dhe Hamza kishin përgjegjësi kombëtare për këtë çështje dhe nuk duhej të hynin në negociata për projektligjin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


