Politikë

Çlirim Haziri rrëfen momentin kur ndryshoi gjithçka mes protestuesve dhe Policisë

# Çlirim Haziri rrëfen momentin kur ndryshoi gjithçka mes protestuesve dhe Policisë Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e Policisë gjatë…

Çlirim Haziri rrëfen momentin kur ndryshoi gjithçka mes protestuesve dhe Policisë
Dëgjo artikullin 2 min

# Çlirim Haziri rrëfen momentin kur ndryshoi gjithçka mes protestuesve dhe Policisë

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e Policisë gjatë protestës së djeshme, duke pretenduar se ndërhyrja me gaz lotsjellës nisi përshkallëzimin e situatës.

Haziri ka shprehur keqardhje për të gjitha incidentet, por ka thënë se organizatorët janë përpjekur vazhdimisht ta ruajnë qetësinë.

“Jemi munduar në vazhdimësi që protesta të jetë e qetë, deri kur Policia ka gjuajtur gaz lotsjellës, e njërit nga shokët tanë ia kanë thyer edhe këmbën”, ka deklaruar ai.

Ai ka kundërshtuar lidhjen e protestës me dhunën, duke theksuar: “Zëri ynë nuk është dhuna e huliganizmi”.

Haziri ka përsëritur kërkesën për miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka sqaruar se sot iu bashkua protestës së thirrur nga veteranët e UÇK-së, ndërsa iniciativa “Jo në emrin tim” kishte thirrur protestë gjithëpopullore për orën 12:00.

“Kjo nuk i përjashton protestat njëra-tjetrën. Jemi të gjithë bashkë këtu në sheshin ‘Skënderbeu’, tash e 21 ditë”, ka thënë Haziri.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se “po tenton të na i marrë edhe sheshet”.

Scroll To Top