Pa kategori

IKD propozon ndëshkim penal për keqpërdorimin elektoral të parasë publike

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) propozon që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të sanksionohet penalisht, përmes një nisme qytetare për ndryshimin e…

IKD propozon ndëshkim penal për keqpërdorimin elektoral të parasë publike
Dëgjo artikullin 1 min

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) propozon që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të sanksionohet penalisht, përmes një nisme qytetare për ndryshimin e Kodit Penal.

Nisma përfshin edhe propozimin që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale. Këto janë ndryshime të propozuara nga IKD-ja, të cilat ende duhet të kalojnë nëpër procedurat përkatëse në Kuvend.

Sipas paralajmërimit të institutit, nisma dhe nënshkrimet mbështetëse do të dorëzohen në Kuvend të hënën, më 26 tetor, në orën 11:20. Pas dorëzimit është paraparë edhe një prononcim për medie nga përfaqësuesit e IKD-së.

Instituti njofton se ka përfunduar mbledhjen dhe verifikimin e dokumentacionit dhe të nënshkrimeve. Procesit i kanë paraprirë aktivitete në komunat e Kosovës dhe me studentë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top