Çitaku vë në pikëpyetje qëndrimet e Komisionit Evropian për Specialen
Vlora Çitaku vuri në pikëpyetje koherencën e qëndrimeve brenda Komisionit Evropian për ndryshimet ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Ursula von der Leyen ia ka njohur Kosovës…

Vlora Çitaku vuri në pikëpyetje koherencën e qëndrimeve brenda Komisionit Evropian për ndryshimet ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Ursula von der Leyen ia ka njohur Kosovës të drejtën për të vendosur për këto ndryshime, ndërsa kundërshtoi qëndrimin e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas Çitakut, Kos duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Hagë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Ajo argumentoi se debati për ndryshimet ligjore synon një gjykim të drejtë dhe nuk përbën shmangie nga drejtësia.
“Gjykata Speciale nuk do të mbyllet”, deklaroi Çitaku, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë mandatin e saj. Çitaku gjithashtu tha se Kosova nuk po shkel detyrimet ndaj Bashkimit Evropian.
Në deklaratën e saj, ajo shprehu gatishmëri për bisedime me partnerët për të sqaruar keqkuptimet, duke mbrojtur të drejtën e Kuvendit për ta ushtruar mandatin e tij kushtetues dhe ligjor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


