Çitaku pas takimit me senatorët: Bashkimi UÇK–NATO shpëtoi jetë
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se bashkimi i UÇK-së dhe NATO-s për lirinë e Kosovës shpëtoi jetë, në një postim në Facebook pas takimit me senatorët amerikanë…

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se bashkimi i UÇK-së dhe NATO-s për lirinë e Kosovës shpëtoi jetë, në një postim në Facebook pas takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Sipas Çitakut, në takimin në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë u trajtuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së dhe rëndësia e rifillimit të Dialogut Strategjik. Ajo shprehu shpresën që Kosova të bëhet së shpejti pjesë e familjes euroatlantike.
Çitaku e cilësoi luftën e popullit të Kosovës si të drejtë, të pashmangshme dhe çlirimtare. Sipas saj, paraqitja e kësaj lufte si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” cenon të vërtetën e asaj që u mbrojt bashkë.
“Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente”, shkroi ajo, duke falënderuar SHBA-në dhe senatorët për mbështetjen ndaj Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


