Pa kategori

Konjufca me Eiden për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe siguria në Ballkanin Perëndimor ishin ndër temat e takimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, me homologun norvegjez, Espen Barth Eide,…

Konjufca me Eiden për rrugën e Kosovës drejt BE-së
Dëgjo artikullin 1 min

Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe siguria në Ballkanin Perëndimor ishin ndër temat e takimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, me homologun norvegjez, Espen Barth Eide, sipas njoftimit për takimin.

Dy kryediplomatët u takuan në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë. Biseda përfshiu edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

“Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top