Politikë

Çitaku: Mos e përfshini Thaçin në pazaret politike, presim të kthehet i lirë

Vlora Çitaku kërkoi që emri i Hashim Thaçit të mos përfshihet në pazare politike, duke thënë se pritja është që ai të kthehet i lirë.

Dëgjo artikullin 1 min
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që emri i ish-presidentit Hashim Thaçi të mos përdoret në debatet dhe kombinimet politike të ditës.

Në një reagim publik, Çitaku e përshkroi situatën aktuale politike në Kosovë si të parëndomtë dhe jashtë rendit kushtetues të paraparë nga Republika.

Ajo bëri thirrje që emri i Thaçit të mos lidhet me poste, pazare ose kalkulime politike, duke theksuar se ai ka ushtruar më parë funksionet e presidentit dhe kryeministrit.

Çitaku përmendi rolin e Thaçit në luftën dhe procesin e shtetndërtimit, si dhe faktin se ai e shpalli Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 në cilësinë e kryeministrit.

“Ne nuk po presim Hashim Thaçin të kthehet në një post. Ne po presim Hashim Thaçin të kthehet i lirë”, shkroi Çitaku, duke e lidhur çështjen e tij dhe të ish-krerëve të tjerë të UÇK-së me debatin për të vërtetën dhe historinë e luftës së Kosovës.

Scroll To Top