Çitaku Kurtit: “Vepra, Albin. Jo fjalë”
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i kërkoi Albin Kurtit ta sjellë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ta votojë pa humbur kohë. Në një postim në Facebook pas…

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i kërkoi Albin Kurtit ta sjellë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ta votojë pa humbur kohë. Në një postim në Facebook pas ndriçimit të objektit të Qeverisë me flamurin e UÇK-së, ajo tha se mbështetja duhet të shoqërohet me veprime institucionale.
“UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe. Vepra, Albin. Jo fjalë”, shkroi Çitaku.
Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha në RTK se zgjedhja e presidentit është “prioritet mbi prioritete”. Sipas saj, funksionimi institucional është i nevojshëm edhe për angazhimin shtetëror kundër aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
E pyetur për thirrjet që të votohet projektligji për Specialen dhe të shmanget pjesëmarrja në votimin për presidentin, Nagavci kërkoi që aktorët politikë t’i kryejnë detyrat në Kuvend. Ajo argumentoi se pjesëmarrja në zgjedhjen e presidentit shmang zgjedhje të tjera dhe mundëson përgatitjen e institucioneve për një strategji shtetërore lidhur me apelimin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


