Çfarë sheh Lirjona përtej tri shkronjave të UÇK-së?
Për Lirjona Sylejmanin, UÇK-ja sjell ndër mend babanë Bajram dhe xhaxhain Gursel, të rënë në luftë, si dhe familjet që mbetën pas. Në fjalën e saj në Marshin për Liri,…

Për Lirjona Sylejmanin, UÇK-ja sjell ndër mend babanë Bajram dhe xhaxhain Gursel, të rënë në luftë, si dhe familjet që mbetën pas. Në fjalën e saj në Marshin për Liri, ajo e lidhi kuptimin e këtyre tri shkronjave me njerëzit dhe humbjet që shënuan jetën e saj.
Vajza e Bajram Sylejmanit tregoi se ishte rritur mes dhimbjes për mungesën e të afërmve dhe krenarisë për sakrificën e tyre. Sipas saj, babai dhe xhaxhai nuk e kishin zgjedhur luftën nga dëshira, por ishin detyruar të luftonin për liri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Në kujtimin e saj për UÇK-në, Lirjona përfshiu edhe bashkëluftëtarët që nuk u kthyen, të mbijetuarit me plagë dhe nënat që pritën fëmijët e tyre. Ajo foli edhe për fëmijët që i njohën prindërit përmes fotografive.
Lirjona veçoi barrën e nënave që, krahas mallit dhe dhimbjes, morën përsipër rritjen dhe edukimin e fëmijëve në mungesë të bashkëshortëve. Në përmbyllje, ajo bëri thirrje për ndërtim urash mes njerëzve.
DPT — Drita për të vërtetën


