Gjini, Qeverisë: Pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik?
Ardian Gjini i kërkoi Qeverisë së Kosovës të shpjegojë veprimet ose mosveprimet që, sipas tij, kanë çuar në përjashtimin e Kosovës nga dialogu strategjik dhe në përkeqësimin e raporteve me…

Ardian Gjini i kërkoi Qeverisë së Kosovës të shpjegojë veprimet ose mosveprimet që, sipas tij, kanë çuar në përjashtimin e Kosovës nga dialogu strategjik dhe në përkeqësimin e raporteve me aleatët.
Në deklaratat për ATV-në, kryetari i Aleancës kritikoi ekzekutivin për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Ai e cilësoi si fatkeqësi përmendjen e Kosovës dhe Serbisë së bashku nga kancelari gjerman në kontekstin e pengesave në rajon.
Sipas Gjinit, Serbia është pengesa kryesore për përparimin e Ballkanit, ndërsa Kosova po bën gabime që partnerët ndërkombëtarë i njohin në hollësi.
“Në Kosovë dikush duhet me tregu pse edhe Kosova është bashkëfajtore. Jemi duke bërë gabime, partnerët tanë i dinë detajet, nuk u ikë diçka”, tha ai.
Gjini kërkoi që Qeveria të japë publikisht llogari për këtë situatë: “Dilni, tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


