Buja opozitës: “As dyert nuk ua mbyllën”
Shukri Buja kritikoi deputetët e opozitës për qëndrimin e tyre në Kuvend gjatë zhvillimeve të sotme lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara. Në një reagim në Facebook, ish-kryetari i…

Shukri Buja kritikoi deputetët e opozitës për qëndrimin e tyre në Kuvend gjatë zhvillimeve të sotme lidhur me ligjin për Dhomat e Specializuara. Në një reagim në Facebook, ish-kryetari i Lipjanit nga PDK-ja dhe ish-pjesëtari i UÇK-së i akuzoi se nuk patën guxim t’ua mbyllnin dyert deputetëve të pozitës që, sipas tij, nuk e përkrahën ligjin në leximin e parë.
“As dyert nuk ua mbyllën, as ujë nuk u hodhën!”, shkroi Buja, duke kundërshtuar sjelljen e deputetëve opozitarë që deklarohen në mbështetje të UÇK-së.
Buja tha se ishte sot mes protestuesve dhe pretendoi se, gjatë përpjekjes për t’i penguar deputetët të qëndronin në Kuvend, u përballën me gaz lotsjellës dhe dhunë. Ky është përshkrimi i tij për ngjarjet.
“Historia nuk matet me fjalë. Historia matet me qëndrimin kur vjen momenti për të vepruar”, përfundoi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


