Pa kategori

Britania në OKB: Edhe Radoiçiqi të dalë para drejtësisë

Britania e Madhe i kërkoi Serbisë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Përfaqësuesja…

Britania në OKB: Edhe Radoiçiqi të dalë para drejtësisë
Dëgjo artikullin 1 min

Britania e Madhe i kërkoi Serbisë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Përfaqësuesja britanike, Jennifer MacNaughtan, përmendi vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ajo theksoi se kanë kaluar më shumë se tre vjet nga sulmi dhe, sipas saj, Serbia nuk ka ndërmarrë veprime për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

MacNaughtan kërkoi gjithashtu që Serbia të ofrojë qasje në arkiva, për të mundësuar përparim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në të njëjtën deklaratë, Britania mirëpriti formimin e institucioneve të Kosovës dhe u bëri thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj t’u bashkohen shteteve njohëse.

Përfaqësuesja britanike e cilësoi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi si thelbësor për stabilitetin afatgjatë dhe të ardhmen evropiane të të dyja vendeve. Ajo kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit dhe zotimet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top