Pa kategori

Blakaj vë në pikëpyetje rolin e grupit për Hagën

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se mbetet i paqartë mandati i grupit punues për strategjinë në mbështetje të ekipeve mbrojtëse në Hagë, ndërsa theksoi nevojën e…

Blakaj vë në pikëpyetje rolin e grupit për Hagën
Dëgjo artikullin 1 min

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se mbetet i paqartë mandati i grupit punues për strategjinë në mbështetje të ekipeve mbrojtëse në Hagë, ndërsa theksoi nevojën e tyre për mbështetje financiare.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se nuk dihet çfarë kompetencash konkrete ka grupi dhe si mund t’i ndihmojë mbrojtësit e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Nuk e dimë ende se cili është mandati i saktë i këtij grupi punues për hartimin e strategjisë”, deklaroi Blakaj. Ai theksoi se argumentet para gjykatës, përfshirë në shkallën e dytë, u takon t’i paraqesin vetë ekipet mbrojtëse.

Sipas Blakajt, mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare ka qenë problemi kryesor i mbrojtjes. Ai kujtoi largimin dhe zëvendësimin e disa avokatëve gjatë procedurave, ndryshime që, sipas vlerësimit të tij, e kanë dobësuar mbrojtjen.

Blakaj tha gjithashtu se nuk e di nëse grupi ka kompetenca për mbështetjen financiare apo mund të ndikojë në koordinimin më të mirë mes ekipeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top