Pa kategori

Haradinaj: Qeveria ishte më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve

Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, tha në Klan Kosova se Qeveria Kurti në disa momente ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Çka ka më…

Haradinaj: Qeveria ishte më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve
Dëgjo artikullin 1 min

Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, tha në Klan Kosova se Qeveria Kurti në disa momente ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Çka ka më të rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? Çka duhet me pas më shumë?”, deklaroi Haradinaj, duke e përdorur këtë pretendim për të kritikuar qëndrimin e Qeverisë.

Ai pretendoi gjithashtu se Qeveria nuk ka bërë asnjë veprim për ish-krerët e UÇK-së gjatë gjashtë vjetëve. Këto akuza i paraqiti si pjesë të kritikave ndaj qasjes së ekzekutivit ndaj tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top