Bjarami kundërshton Mujën: Rendimenti nuk varet vetëm nga bujku
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami, kundërshtoi përjashtimin nga subvencionet të bujqve me rendiment nën 3 450 kilogramë grurë për hektar, që ajo ia atribuon një vendimi të ministrit të Bujqësisë,…

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami, kundërshtoi përjashtimin nga subvencionet të bujqve me rendiment nën 3 450 kilogramë grurë për hektar, që ajo ia atribuon një vendimi të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, duke theksuar se rendimenti varet edhe nga kushtet klimatike.
Në postimin e saj në Facebook, Bjarami përmendi dëmet që, sipas saj, reshjet kanë shkaktuar këtë vit në bujqësi. Ajo argumentoi se fermerët e dëmtuar kanë nevojë për mbështetje dhe se kufizimi i subvencioneve ua vështirëson punën dhe jetën.
“Jeni tu e testu rëndë durimin e njerëzve punëtorë të këtij vendi, veç ta dini”, shkroi deputetja.
Bjarami e lidhi kritikën edhe me rezultatet e qeverisjes, duke pyetur se çfarë do të ndodhte nëse ministrit dhe Qeverisë Kurti do t’u matej rendimenti me të njëjtin standard që, sipas saj, po u zbatohet bujqve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


