Pa kategori

BE shpjegon pse priti miratimin e ligjit për Specialen

Bashkimi Evropian priti miratimin përfundimtar të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara për të reaguar, sepse, sipas zëdhënësit Christian Wigand, parimi i tij është të komentojë vendimet përfundimtare dhe…

BE shpjegon pse priti miratimin e ligjit për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Bashkimi Evropian priti miratimin përfundimtar të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara për të reaguar, sepse, sipas zëdhënësit Christian Wigand, parimi i tij është të komentojë vendimet përfundimtare dhe jo projektet gjatë shqyrtimit.

Wigand e dha këtë shpjegim lidhur me mungesën e një reagimi kur ndryshimet u paralajmëruan dhe pas leximit të parë në Kuvend.

“Prandaj, sigurisht, ne reaguam pasi pati një vendim përfundimtar nga Kosova”, tha zëdhënësi i BE-së.

Në deklaratën me shkrim të 8 tetorit, BE-ja përsëriti vlerësimin se ndryshimet e miratuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj saj. Deklarata pason shqetësimin e shprehur një ditë më parë për votimin në Kuvend.

BE-ja i bëri thirrje Kosovës të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve, si dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top