Altin Krasniqi fton deputetët e të gjitha partive të bashkohen për UÇK-në
Altin Krasniqi u bëri thirrje deputetëve të të gjitha partive të vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të bashkohen në mbështetje të UÇK-së. Në mesazhin e tij, ai kërkoi që…

Altin Krasniqi u bëri thirrje deputetëve të të gjitha partive të vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të bashkohen në mbështetje të UÇK-së. Në mesazhin e tij, ai kërkoi që çlirimtarët dhe Kosova të mbrohen me dinjitet.
“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, nga të gjitha partitë, të vijnë në Kuvend që të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së, si dikur, e t’i mbrojmë me dinjitet çlirimtarët tanë dhe Kosovën. Qytetarë, të fala keni nga babi”, shkroi ai.
Altini është djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-drejtuesit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Mesazhin e përmbylli me përshëndetjen drejtuar qytetarëve nga babai i tij.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


