Demo akuzon politikën se po shfrytëzon protestën studentore
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, akuzoi forca politike se po shfrytëzojnë protestën studentore për të nxitur shkatërrime dhe pasiguri, ndërsa u kërkoi studentëve që kërkesat t’i çojnë përpara…

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, akuzoi forca politike se po shfrytëzojnë protestën studentore për të nxitur shkatërrime dhe pasiguri, ndërsa u kërkoi studentëve që kërkesat t’i çojnë përpara përmes dialogut.
Në video-mesazhin e publikuar në Facebook pas tensioneve në Tiranë, Demo tha se qeveria mbetet e hapur për studentët. Duke iu referuar Paktit për Universitetin, ai tha se kapituj të tjerë mund të shkruhen “me dialog jo me gurë”.
Ministri pretendoi gjithashtu se në nxitjen e trazirave janë përfshirë të huaj përmes rrjeteve sociale, pa dhënë në mesazhin e cituar emra apo prova konkrete për këtë pretendim.
Demo paralajmëroi përgjegjësi individuale para ligjit për personat që, sipas tij, kanë djegur dhe shkatërruar pronën publike e private. Ai falënderoi punonjësit e Policisë së Shtetit për atë që e cilësoi profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje gjatë protestës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


