Pa kategori

BE-ja ua lidh rrugën evropiane Kosovës e Serbisë me normalizimin

Përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve është ndër kushtet thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, tha përfaqësuesi i BE-së në OKB, Stavros Lamperinos, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit…

BE-ja ua lidh rrugën evropiane Kosovës e Serbisë me normalizimin
Dëgjo artikullin 1 min

Përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve është ndër kushtet thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, tha përfaqësuesi i BE-së në OKB, Stavros Lamperinos, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 21 tetor.

Lamperinos theksoi se kjo përfshin zbatimin e plotë të marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit, si dhe të marrëveshjeve të mëparshme të arritura në dialog.

Sipas tij, vazhdimi i dialogut kërkon gatishmëri nga Kosova dhe Serbia. Qëndrimi e vendos përgjegjësinë për vijimin e bisedimeve te të dyja palët, krahas detyrimeve për zbatimin e marrëveshjeve.

Një muaj më parë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, kishte zhvilluar takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin, duke kërkuar përparim në normalizim dhe zbatimin e detyrimeve të marra.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top