Basha: Kijevë–Zahaq, 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, njoftoi se në Lotin 4 të rrugës Kijevë–Zahaq janë shtruar rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit. Sipas postimit të tij, kjo pjesë…

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, njoftoi se në Lotin 4 të rrugës Kijevë–Zahaq janë shtruar rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit. Sipas postimit të tij, kjo pjesë e punimeve është kryer dje, ndërsa po punohet paralelisht edhe në segmentet e tjera.
Basha tha se, që nga marrja e detyrës, është angazhuar për adresimin e problemeve dhe pengesave që kanë shoqëruar projektin. Ai e cilësoi rrugën një nga arteriet kryesore të Dukagjinit dhe të rëndësishme për banorët e zonës.
Ministri premtoi mbikëqyrje të vazhdueshme në terren dhe kërkoi cilësi, ritëm më të lartë të punimeve dhe respektim të afateve. Në njoftim nuk dha një datë konkrete për përfundimin e projektit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


