Pa kategori

Balla studentëve: Zgjidhni përfaqësuesit për dialog me Ramën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u kërkoi studentëve protestues të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për bisedime me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se kushtet për takim…

Balla studentëve: Zgjidhni përfaqësuesit për dialog me Ramën
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u kërkoi studentëve protestues të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për bisedime me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se kushtet për takim janë gati.

“Thirrja ime për të gjithë protestuesit është për dialog. Janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Protestuesit duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duhet të ulemi”, deklaroi ai për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Balla tha gjithashtu se PS-ja dënon dhunën gjatë protestave. Duke iu referuar përvojës së tij si ish-ministër i Brendshëm, ai theksoi se goditja e punonjësve të policisë përbën vepër penale.

Deklarata vjen në ditën e tetë të protestës studentore në Tiranë, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë. Më herët, Rama kishte vendosur jashtë Kryeministrisë karrige me mbishkrimin “Dialog”, si ftesë për bisedime me studentët dhe të rinjtë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top